Google ADS

15 ministra polakë në karantinë

10:49 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Pesëmbëdhjet ministra të qeverisë polake janë në karantinë pas njoftimit se ministri 29-vjeçar i mjedisit, Michal Wos rezultoi pozitiv për koronavirus, ka thënë shefi i shtabit të kryeministrit, Michal Dworczyk.

Wos njoftoi se ai doli pozitiv me virusin të hënën në mbrëmje. Ai tha se ndihej mirë. Takimi i fundit i qeverisë u mbajt më 10 mars.

Sipas Dworczyk, nëntë nga 24 ministrat munguan në atë takim, përfshirë kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe ministrin e shëndetësisë, Lukasz Szumowski, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ministrat e mbetur u testuan të hënën në mbrëmje dhe janë në karantinë në pritje të rezultateve që duhet të dihen më vonë sot.

Në Poloni janë 177 raste të konfirmuara me katër vdekje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme