Një vajzë adoleshente në Filadelfia ka paditur një motel duke kërkuar gjobë deri në 50 mijë dollarë, pasi ata ishin në dijeni që ajo po shfrytëzohej seksualisht.
14- vjeçarja ishte detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me më shumë se 1,000 burra, transmeton portali arbresh.info.
Moteli Roosevelt Inn në verilindje të Filadelfisë është përshkruar nga prokurorët si ‘epiqendët për trafikimin e qenieve njerëzore’, ku edhe pretendohet se e mitura ishte lejuar që të shfrytëzohej seksualisht.
“Kjo e mitur ishte detyruar në skllavëri seksuale, duke u paguar që të bëjë veprime të turpshme me burra të moshës shumë të madhe”, ka thënë avokati i vajzës.
Sipas padisë, gjatë vitit 2013-2014, e mitura u mbajt në hotel për javë të tëra. Ajo u detyrua të bëjë seks me më shumë se 1,000 burra dhe ishte detyruar që të vishej me rroba eksplicite.
Në padi gjithashtu thuhet se moteli ka lejuar trafikantët e vajzës që të merrnin një dhomë me qera dhe që kanë qenë në dijen të abuzimit. Konsumatorët janë tërhequr në motel përmes reklamave online.
Vajza ra pre e trafikimit njerëzor pasi ishte larguar nga shtëpia e saj dhe ra në duart e grupi të gabuar. E mitura tani është bashkuar me familjen e saj dhe po merr trajtimin e duhur./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...