Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 13 vende tjera kanë shprehur shqetësim sepse raporti i OBSH-së për origjinën e Covid-19 ishte i vonë dhe se nuk është bazuar në të dhëna të plota.
Në raportin e përbashkët thuhet se “është po aq e rëndësishme të shprehim shqetësimin tonë të përbashkët që studimi i ekspertëve ndërkombëtarë për burimin e virusit SARS-CoV-2 u shty në mënyrë të konsiderueshme dhe se nuk ishte i bazuar në të dhëna të plota, origjinale dhe mostra”, shkruan Rueters, transmeton portali arbresh.info
Deklarata u nënshkrua nga qeveritë e Australisë, Kanadasë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Izraelit, Japonisë, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Sllovenisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...