14 persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve të trupave ruse në një qendër tregtare në Khrakiv të Ukrainës, njoftuan sot zyrtarët vendas.
Dy bomba goditën qendrën tregtare “Epicentr DIY” në një zonë banimi të Kharkivit të shtunën pasdite, tha në televizionin kombëtar guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Sulmet shkaktuan zjarr masiv dhe shtëllunga të mëdha tymi. Sipas prokurorisë lokale, 43 persona mbetën të plagosur.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov njoftoi se rreth 120 vetë gjendeshin brenda qendrës tregtare gjatë sulmit.
“Sulmi kishte në shënjestër qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz, ky është padyshim terrorizëm”, tha zoti Terekhov.
Në një postim në rrjetin Telegram, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha se 16 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Javën e kaluar ka pasur një rritje të sulmeve në Kharkiv ndërsa Moska ka hapur një front të ri lufte në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Ndërkohë, sot, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping, që të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të paqes që mbahet muajin e ardhshëm në Zvicër.
Përmes një videojë në gjuhën angleze, ndërsa gjendej në rrënojat e një objekti të shkatërruar nga sulmet ruse të enjten, zoti Zelenskiy tha se takimi i nivelit të lartë do të “dëshmojë se kush dëshiron vërtet fundin e luftës”.
“Po u bëj thirrje udhëheqësve që ende nuk janë përfshirë në përpjekjet për Takimin Botëror për Paqe: Presidentit Biden dhe Presidentit Xi. Ju lutem dëshmoni udhëheqjen tuaj në përparimin e paqes, paqes së vërtet, dhe asaj afatshkurtër”, tha Presidenti i Ukrainës.
Rusia thotë se nuk sheh dobi nga takimi, në të cilin deri tani Moska nuk është ftuar./voa/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...