Një helikopter ushtarak i Azerbajxhanit u rrëzua të martën gjatë një fluturimi stërvitor, ku humbën jetën 14 anëtarë të ekuipazhit dhe u lënduan dy të tjerë, tha shërbimi kufitar shtetëror i vendit të Kaukazit Jugor.
Një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimit Kufitar Shtetëror të Azerbajxhanit (SBS) u rrëzua mëngjesin e së martës derisa kryente fluturime stërvitore në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi pranë kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Si pasojë e aksidentit, shumë njerëz kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar, tha SBS. Sipas disa medieve që cituan raportin e agjencisë së lajmeve RIA, rreth 14 persona vdiqën gjatë incidentit dhe dy të tjerë pësuan lëndime.
“Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratë. / arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...