134 mijë familje kthehen në shtëpitë e tyre në Irak

16:35 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Rreth 134 mijë familje thuhet se janë kthyer në rajonet e shpëtuara nga organizata terroriste në Enbar të Irakut.

Anëtari i Parlamentit të Enbarit, Muhammed Jasin, thotë se numri i familjeve të kthyera në shtëpitë e tyre në këtë rajon pas nisjes së operacionit për çlirimin e Mosulit, ka shkuar në 134 mijë, ka raportuar agjencia e lajmeve Anadolu.

Ndërsa Drejtori për Emigracionin dhe Emigrantët në rajonin e Enbarit, Muhammed Rashid, tha se momentalisht në kampet e këtij rajoni gjenden 22 mijë refugjatë, ndërsa në kampet e Irakut të Veriut gjenden 300 mijë persona të strehuar në kampe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme