Google ADS

13 vjeçari me nevoja të veçanta po mahnit botën me aftësinë e tij

22:00 | 21 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Brazili përveç futbollistëve të njohur mburret edhe për një sportist tjetër të jashtëzakonshëm.

13 vjeçari, Davizinho Radical ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Një fëmijë me nevoja të veçanta i cili është kampion i “Surfit”.

Ai nuk i ka të zhvilluara këmbët por kjo nuk e pengoi atë të realizoj ëndrrën e tij.

Dazinho së fundi ka fituar edhe trofeun “Dukes Ocean Fest” në Waikiki, Hawaii, një nga ngjarjet më tradicionale në skenën botërore të surfing.

Braziliani kishte arritur t’i mposhte 15 konkurrent në kategorinë “Mens Assistence”.

Ai gjatë këtyre ditëve do të synoj titullin e Botës që zhvillohet në Kaliforni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme