Trembëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle në provincën kineze Henan, ka thënë agjencia e lajmeve Xinhua.
Zjarri në shkollën Yingcai është raportuar në mbrëmjen e së premtes.
Sipas agjencisë, 13 persona kanë vdekur, dhe një person është plagosur, dhe është duke marrë trajtim në spital.
Xinhua nuk e ka specifikuar nëse të vdekurit janë fëmijë.
Megjithatë, një një raportim të së përditshmes Hebai, është thënë se një mësues ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë nxënës të klasës së tretë, 9 ose 10-vjeçarë.
Autoritetet lokale është thënë se janë duke hetuar shkakun e zjarrit, dhe të paktën një person është ndaluar./REL
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...