Të paktën 13 persona, duke përfshirë një fëmijë njëvjeçar, kanë vdekur pasi kanë rënë në një pus gjatë një ceremonie martese në Indinë veriore, thanë të mërkurën autoritetet nga shteti Uttar Pradesh.
Viktimat, të cilët ishin të gjithë gra dhe fëmijë, ishin ulur në një pllakë që mbulonte pusin dhe ajo u shemb, e cila gjë shkaktoi edhe një incidentin.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur nga ngjarja, njoftoi policia, raporton cnn.
“Ky është një incident fatkeq gjatë një ceremonie martese”, tha zyrtari i lartë i policisë së Kushinagar, Sachindra Patel, duke shtuar se ata po hetojnë rastin. Policia nuk ka identifikuar menjëherë viktimat.
Të ftuarit e dasmës po merrnin pjesë në ceremoninë ‘haldi’, një traditë hindu ku shafrani indian i vendoset në fytyrë nuses dhe dhëndrit për fat të mirë.
Modi njoftoi një kompensim prej 2,662 dollarë për secilën nga familjet e viktimave dhe 665 dollarë për të plagosurit.
#BREAKING:
13 people, all women and children, are dead when they fell into a well during the haldi celebratons in a wedding ceremony in Uttar Pradesh in #India. pic.twitter.com/R0IQJQhTpL— Media Warrior (@MediaWarriorY) February 17, 2022
Autoritetet e qarkut Kushnigar gjithashtu ndanë nga 5,323 dollarë shtesë për secilën nga familjet e viktimës.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...