126 pengje izraelite mbahen në Gaza, thotë ushtria e saj

11:14 | 15 Tetor 2023
E.H

Ushtria izraelite thotë se të paktën 279 ushtarë të saj janë vrarë që nga 7 tetori, kur Hamasi filloi sulmin e tij të befasishëm.

Numri total i të vdekurve në Izrael, përfshirë civilët, është më shumë se 1300, raporton BBC transmeton Arbresh.info.

Në një përditësim, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se numri i pengjeve të konfirmuara izraelitë që mbahen në Gaza është 126.

Më parë, Izraeli tha se rreth 150 njerëz po mbaheshin robër në Gaza .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme