Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka lëshuar një tjetër deklaratë kërcënuese për Ukrainën, por edhe Perëndimin dhe këtë e ka bërë duke përmendur armët bërthamore.Në një deklaratë për “Tass”, Alexander Lukashenko, është shprehur se me dhjetëra koka bërthamore janë vendosur tashmë në Bjellorusi.
“Në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë, Minsku dhe Moska do të përgjigjen menjëherë me të gjitha llojet e armëve”, shtoi Lukashenko.
Më tej, Presidenti bjellorus, edhe pse ukrainasit janë në vështirësi në përballjen e tyre në lindje me forcat ruse, theksoi se 120 mijë ushtarë ukrainas janë vendosur tashmë në kufirin me Bjellorusinë dhe se mundësia është e lartë për provokime të armatosura nga njësit ukrainase, sipas tij, i cili mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit aktual./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...