Një gjykatë në Rusi ka dënuar me dy vjet burg Alexey Moskalev, babain e 12-vjeçares Masha, e cila në prill të vitit 2022 bëri në shkollë një vizatim kundër luftës.
Burri 54-vjeçar, i cili humbi autoritetin prindëror mbi vajzën e tij, u shpall fajtor për “diskreditimin” e ushtrisë ruse në mediat sociale, raportoi Vladimir Bilienko, një avokat në OJQ-në “OVD-Info” që përfaqëson interesat e burrit.
Pas një gjyqi rrufe emblematik të represionit që synon ata që kritikojnë ofensivën në Ukrainë, gjykata tha se 54-vjeçari është në arrati.
Moskalev nuk ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së aktgjykimit dhe momentalisht nuk dihet vendndodhja e tij.
Në prill 2022, nxënësja e klasës së gjashtë Masha bëri një vizatim kundër luftës në shkollë pasi mësuesi u kërkoi nxënësve të vizatonin piktura në mbështetje të trupave të Moskës në Ukrainë.
Shkolla kontaktoi policinë, duke tërhequr kështu vëmendjen ndaj postimeve kundër luftës që Alexei kishte bërë në rrjetet sociale, të cilat ai tani mohon t’i ketë shkruar, duke pretenduar se llogaria e tij ishte hakuar.
Muajt e fundit, babë e bijë janë arrestuar vazhdimisht, janë marrë në pyetje dhe, në rastin e Alexeit, madje dhe janë rrahur.
Në fund të dhjetorit 2022, u hap një çështje penale kundër Moskalev, kështu që ai dhe vajza e tij u larguan nga Efremov për sigurinë e tyre.
Por pas ca kohësh u bë e ditur se policia po kërkonte babanë e saj.
Më 1 mars, Alexei u arrestua, dhe të nesërmen u vendos në arrest shtëpiak.
Që nga 1 marsi, Masha është dërguar në një qendër “rehabilitimi” për të miturit, ku nuk është lejuar të komunikojë me të atin dhe vizitorët.
Më 28 mars, punonjësit e qendrës lanë avokatin Bilienko dhe i dorëzuan vizatime dhe një letër nga Masha për babain e saj: “Babi, ti je heroi im”, shkroi Masha në fund të letrës.
OJQ Memorial e ka njohur Alexei Moskalev si të burgosur politik./A2
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...