Zyrtarët afganë kanë deklaruar se 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës në periferi të Kabulit, i cili kishte për qëllim goditjen e forcave të sigurisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, tha se katër zyrtarë të sigurisë dhe tetë civilë u vranë kur një veturë me bombë shpërtheu pranë një vargu të veturave të zyrtarëve të sigurisë.
Të paktën 11 njerëz kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët përmes një postimi në Twitter. Në anën tjetër, në një sulm ndaj policisë në një pikë kontrolli kanë mbetur të vdekur dhjetë policë.
Përndryshe, në provincën jugore të Kandaharit, talibanët e hodhën në erë një pikë kontrolli, duke lënë të vdekur tetë zyrtarë, tha një zyrtar lokal. Në këto luftime raportohet se kanë mbetur të vdekur edhe njëmbëdhjetë talibanë.
Militantët talibanë i kanë shpeshtuar sulmet kundër forcave afgane të sigurisë muajve të fundit. Vetëm dje, të paktën 32 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në një seri sulmesh të kryera nga talibanët, shkruan “Free Europe”.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...