12 të vdekur në një autobus në Vietnam

12:04 | 15 Shtator 2018
Arbresh.info

12 persona kanë vdekur pas një përplasje mes autobusit dhe një kamioni në veri të Vietnamit.

Një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni në Vietnamin e veriut ka lënë 12 vetë të vdekur dhe tre të plagosur rëndë, raportojnë mediat shtetërore përcjell arbresh.info

Përplasja, e cila ndodhi rreth orës 10 në mëngjesin e të shtunës në lagjen Tam Duong të provincës Lai Chau, ndodhi pasi një kamion kontenierësh goditi një minibus ndërsa voziste, njoftoi faqja e lajmeve Vnexpress.

11 persona kanë vdekur në vendngjarje, duke përfshirë edhe shoferin, kurse një fëmijë ka vdekur rrugës për në spital. Tre të plagosurit janë duke marrë trajtime mjekësore në spital./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme