Një juri federale ngriti të premten akuza ndaj 12 oficerëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit, për ndërhyrje në vitin 2016 në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike.
“Aktakuza është ngritur ndaj 12 oficerëve ushtarakë rusë për komplotim me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, njoftoi zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein.
Në aktakuza nuk ka pretendime për përfshirje të qytetarëve amerikanë në krimet e pretenduara.
Në një njoftim për shtyp të Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhej se oficerët e Agjencisë Ushtarake ruse të Zbulimit (GRU) “janë përfshirë në kapacitetet e tyre zyrtare, në një përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në rrjetet kompjuterike të fushatës së Komitetit Kombëtar Demokrat dhe fushatën presidenciale të Hillary Clinton-it, duke e publikuar informacion në internet, nën emrat DCLeaks dhe Gufficer 2.0.”.
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë dalë në përfundimin se Rusia ka përdorur propagandën dhe hakmarrjen për të ndërhyrë në zgjedhje, në një përpjekje për të dëmtuar zonjën Clinton dhe ndihmuar zotin Trump të fitojë. Disa orë përpara publikimit të aktakuzës, zoti Trump e cilësoi hetimin e zotit Mueller si një “gjueti shtrigash të manipuluar” që po dëmton marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë./T.Ch/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...