12 raste të reja me COVID-19 në Kinë

08:14 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Kina raportoi 12 raste të reja me COVID-19 më 7 dhjetor, nga 15 raste një ditë më parë, tha të martën autoriteti kombëtar shëndetësor, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se 10 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në pesë nga gjashtë raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,646, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme