Të paktën 12 persona pësuan djegie gjatë një sulmi të dyshuar me acid në një klub në lindje të Londrës.
Qindra të tjerë janë evakuuar nga Mangle E8 në Sidworth Street, Dalston, pas lajmërimit të policisë në orën 01:10 sipas kohës lokale.
Brigada e zjarrfikësve në Londër tha se një “acid i fortë”, substancë e panjohur u hodh brenda klubit.
Policia tha se 10 prej të prekurve u dërguan në spital me autoambulancë, shkruan BBC.
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Një zëdhënës i zjarrfikësve në Londër tha: “I vetmi informacion që kemi është se bëhet fjalë për një substancë të panjohur gërryese e cila është hedhur në një klub nate”.
Asnjë nuk është arrestuar në lidhje me rastin, derisa oficerët policorë kanë thënë se janë duke i zhvilluar hetimet.
Një 43-vjeçare gjendet pa shenje jete në Prishtinë
Dy klube të mëdha interesohen për transferimin e Kolo Mouani...
“Përgjegjësia ndaj qytetarëve, prioritet”, Krasniqi tregon p...
Nis tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë
Agjencia koreano-jugore e zbulimit: 300 ushtarë koreano-veri...
AAK mban tubim elektoral në Gjakovë