Kanal i Suezit, një nga rrugët ujore më kritike të bërë me dorën e njeriut, ruan rëndësinë e tij për tregtinë botërore dhe atë egjiptiane, pavarësisht se kanë kaluar 152 vite që nga dita kur është vënë në shërbim.
Kanali i Suezit, hapja e të cilit u realizua më 17 nëntor të vitit 1869 në periudhën kur Egjipti ndodhej në mesin e territoreve Osmane dhe i cili sot ndodhet në kufijtë e Egjiptit, lidh Detin e Kuq me Mesdheun. Kanali i cili është ndërtuar nga dora e njeriut ka një gjatësi prej 193 kilometrash dhe renditet ndër të parët në mesin e kanaleve ujore me trafik të intensifikuar në botë.
Doç. Dr. İsmail Numan Telci, zv.kryetari i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM) në një prononcim për Anadolu Agency (AA) lidhur me Kanalin e Suezit dhe Kanalin e Stambollit (Kanal İstanbul) tha: “Kanali i Suezit në shumë drejtime është i rëndësishëm për tregtinë globale dhe ekonominë e Egjiptit. Rreth 12 për qind e tregtisë globale vazhdon nga ky korridor i ngushtë i cili lidh me rrugë detare tregjet në rritje të Azisë me Evropën”.
Ai tha se përveç rreth 12 për qind të tregtisë globale në këtë kanal kalon çdo ditë rreth 8 për qind e gazit natyror të lëngshëm.
Bllokimi i Kanalit të Suezit edhe sikur për një kohë të shkurtër mund të shkaktojë efekte serioze mbi ekonominë dhe tregtinë botërore, theksoi Telci.
“Një shembull me këtë situatë u përjetua në fillim të këtij viti. Në ngjarjen e përjetuar më 23 mars 2021 anija Ever Given u bllokua në kanal dhe pengoi plotësisht kalimet nga ky kanal. Në të dhënat e marra nga disa kompani, është ndarë informacioni se Ever Given pengoi tregtinë e parashikuar prej rreth 9.6 miliardë dollarë çdo ditë nga kanali. Kur e zvogëlojmë, kjo shifër është e barabartë me 400 milionë dollarë në orë dhe 3.3 milionë tonë ose 6.7 milionë dollarë në minutë. Sipas vlerësimeve nga kompania gjermane e sigurimeve Allianz, koha e bllokimit shkaktoi në tregtinë globale një kosto nga 6 deri në 10 miliardë dollarë në javë. Si në aspektin e shifrave ashtu edhe në aspektin e numrit të anijeve që kalojnë në kanal vërtetohet se sa i rëndësishëm është Kanali i Suezit për tregtinë globale dhe ekonominë e Egjiptit në ditët e sotme”, tha Telci.
– Për ekonominë e Egjiptit siguron 5.8 miliardë dollarë të ardhura në vit
İsmail Numan Telci tërhoqi vëmendjen se kanali është një burim i rëndësishëm financiar që siguron për Egjiptin mesatarisht 15 milionë dollarë në ditë ndërsa 5.8 miliardë dollarë në vit.
“Për këtë arsye, ashtu sikurse e theksoi gjatë krizës së përjetuar edhe kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, Egjipti u përball me humbje prej rreth 15 milionë dollarë çdo ditë si pasojë e bllokimit të kanalit nga Ever Given. Bashkë me këtë nga disa organizata të medias u bënë lajme për vlerësimin e projekteve alternative ndaj Kanalit të Suezit. Në këtë aspekt u përmend edhe ndërtimi i një rruge ujore të emërtuar Kanali Ben Gurion i planifikuar nga qyteti Eilat i Izraelit e deri në Mesdheun Lindor”, tha Telci.
Egjipti në 10 vitet e fundit ka zhvilluar studime për të zgjeruar dhe zhvilluar Kanalin e Suezit, tha Telci duke shtuar se “Studimet e fundit në këtë kuadër, kanë qenë në vitin 2015 ndërtimi i një kanali paralel me gjatësi 35 kilometra me qëllimin për të shpejtuar kohën e kalimit dhe lundrimit të anijeve mbi kanal.
Kostoja e këtyre studimeve është regjistruar në rreth 509 milionë dollarë. Duke marrë parasysh këto punime, bëhet e qartë se sa rëndësi i kushton Egjipti Kanalit të Suezit”.
Duke vënë në dukje se për Kanalin e Suezit është rritur edhe interesi i disa fuqive globale, Telci tha se
“Në këtë kuadër vende si Rusia dhe Kina po bëjnë përpjekje për krijimin e zonave të tregtisë së lirë në destinacionin e Kanalit të Suezit dhe sërish po punojnë që të jenë efektivë në portet në këtë rajon”.
– “Kanal İstanbul do të jetë një përfitim i rëndësishëm në aspektin strategjik”
Edhe “Kanal İstanbul” nëse ndërtohet ashtu sikur është planifikuar, përveç se do të përbëjë një përfitim serioz financiar për Turqinë ai do të jetë një përfitim i rëndësishëm edhe në aspektin strategjik njoftoi,
Doç. Dr. Telci, i cili tha se “Sipas planifikimeve mendohet se nga ‘Kanal İstanbul’ do të kalojnë rreth 150 anije në ditë dhe ky trafik parashikohet të sjellë të paktën 8 miliardë dollarë në vit për Turqinë”.
Telci, lidhur me kontributin në ekonomi të zonave të tregtisë që do të ndërtohen përgjatë kanalit vuri në dukje se: “Edhe zonat tregtare të tregtisë që do të ndërtohen përgjatë kanalit do të forcojnë pozicionin e Stambollit për t’u bërë një nga qendrat e tregtisë globale”.
“Në anën tjetër, me vendosjen në funksion të ‘Kanal İstanbul’, anijet që pranohen të rrezikshme që kalojnë nga Ngushtica e Bosforit do të drejtohen në kanalin e ri dhe në këtë aspekt do të minimalizohet shfaqja e problemeve të mundshme. Një rezultat tjetër pozitiv i kësaj situate është se projekti i ‘Kanal İstanbul’ do të kontribuojë edhe në mbrojtjen e strukturës historike të Ngushticës së Bosforit”, theksoi ai.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës