Google ADS

12 milionë njerëz në Afrikën e Jugut përballen me pasiguri ushqimore

22:53 | 10 Mars 2021
Trina Galanxhi

Rreth 12 milionë njerëz në Afrikën e Jugut, respektivisht 20 për qind e popullsisë së vendit, që nga shtatori i vitit të kaluar po përballen me pasiguri të rëndë ushqimore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), thatësirës dhe çmimeve të larta të ushqimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Operacioneve të Mbrojtjes Civile Evropiane dhe Ndihmës Humanitare (ECHO), “situata është përkeqësuar që nga fillimi i sezonit të dobët në shtator të vitit 2020”.

“Përkeqësimi i sigurisë ushqimore drejtohet kryesisht nga masat e pandemisë COVID-19 dhe lehtësimeve, si dhe nga çmimet e larta të ushqimit, thatësirës dhe rënies ekonomike”, tha ECHO, duke shtuar se, “Ngadalësimi i ekonomisë kombëtare rezultoi në humbje masive të vendeve të punës gjatë dy tremujorëve të fundit të vitit 2020”.

Sipas ECHO-s, Afrika e Jugut ka dëshmuar një rritje prej rreth 30 për qind ose më shumë të çmimeve të disa produkteve të caktuara ushqimore.

“Humbja e të ardhurave është një kërcënim i madh për qasjen në ushqim të familjeve në zonat urbane”, theksoi ECHO.

Afrika e Jugut, vendi më i prekur nga pandemia në kontinentin afrikan, deri më tani ka konfirmuar mbi 1.5 milionë raste me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme