Google ADS

12 mijë përdorues të rrjeteve sociale në mbështetje të viktimave në Francë

09:58 | 15 Korrik 2016
Arbresh Info

Dhjeta mijëra përdorues të rrjeteve sociale janë duke shfaqur solidaritet me viktimat e sulmit në qytetin jugor të Francës, Nice, duke postuar me hashtag-un #JeSuisNice dhe #PrayForNice.

84 persona raportohet se kanë vdekur pas një kamion, i drejtuar nga një 31-vjeçar me kombësi tuniziane dhe franceze, goditi turmën gjatë festës së “Bastille Day” në qytetin e pestë më të banuar të Francës, shkruan portali arbresh.info.

Ministri i Brendshëm i Francës ka konfirmuar se shoferi i kamionit ishte goditur nga policia. Mbi 20 persona të tjerë raportohet se janë në gjendje kritike për jetë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur edhe më parë solidaritetin për ngjarjet e mëparshme që ndodhën në Francë, përfshirë sulmin në revistën Charlie Hebdo në janar të vitit 2015 dhe sulmin tjetër terrorist në Paris në muajin dhjetor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme