Sergey Razov padit gazetën italiane La Stampa për një artikull që ngrit mundësinë e vrasjes së Putinit

11:21 | 25 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ambasadori rus në Itali, Sergey Razov, ka thënë se po padit gazetën italiane La Stampa për një artikull që kishte ngritur mundësinë e vrasjes së presidentit Vladimir Putin, transmeton arbresh.info.

“Eshtë e panevojshme të thuhet se kjo bie ndesh me rregullat e gazetarisë dhe moralit,” u tha Razov gazetarëve përpara zyrës së prokurorit në Romë pasi kishte depozituar padinë.

Reuters raporton se, duke folur përmes një përkthyesi, Razov tha se padia e tij akuzonte gazetën për kërkimin dhe miratimin e një krimi.

Më 22 mars, La Stampa publikoi një analizë me titull “Nëse vrasja e tiranit është e vetmja mundësi”. Në artikull thuhej se nëse të gjitha opsionet e tjera dështonin për të ndalur pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhja e vetme do të ishte që dikush të vriste presidentin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme