Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur sot në konferencë për media në lidhje me situatën në Ukrainë, pas zhvillimeve të mbrëmshme ku presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës Lindore.
“Do të fillojë implementimin e sanksioneve si kundërpërgjigje – larg më të ashpra sesa ato që i kemi implementuar së bashku me aleatët në vitin 2014. Nëse Rusia vazhdon me këtë invazion, jemi të gatshëm të shkojmë tutje me sanskione”- ka thënë Biden.
“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti.”- ka shtuar Biden.
Ndërsa Joe Biden ka thënë se tashmë janë vendosur dy sanksione ndaj dy bankave ruse si dhe ndaj disa familje të pasura në Rusi, të cilët janë të njohur për afrimitetin me regjimin e Vladimir Putinit.
Biden ka theksuar se nuk e ka ndërmend të sulmojë Rusinë, por që do të forcojë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që ndodhen në Europën Lindore.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit rus. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s” – ka thënë Biden.
Presidenti amerikan poashtu tha se pritet të ketë masa edhe më të fuqishme, nëse Putin nuk i peshon mirë veprimet dhe fillon sulmet në Ukrainë, siç edhe kishin paralajmëruar më herët zyrtarët amerikanë/ arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...