Biden: Putini po i shkakton Ukrainës shkatërrime të tmerrshëme

20:57 | 16 Mars 2022
KRG

Gjatë ditës së sotme, Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të dhurojnë 800 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës, ndërsa përveç parave, ShBA-ja do të dhurojë edhe 800 sisteme kundërajrore dhe raketa antitank.

Pas këtij vendimi të presidentit amerikan, totali i ndihmës për Ukrainën nga ShBA-ja shkon deri në 1 miliardë dollarë vetëm gjatë javës së fundit, përcjell arbresh.info.

Me anë të një postimi në Facebook, Biden ka shkruar se Putini është duke i shkaktuar Ukrainës shkatërrim të tmerrshëm duke  bombarduar ndërtesa banimi dhe maternitete.

Biden poashtu  ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke përcjellur raportimet e fundit për gjendjen e civilëve të cilët ende nuk kanë mundur të largohen nga shteti i tyre.

“Dje pamë raportime se forcat ruse po mbanin peng qindra mjekë dhe pacientë.”- ka shrkuar Biden.

Sot gjatë ditës, mediat ukrainase kanë raportuar se forcat ajrore ruse kanë sulmuar  një teatër në Mariupol i cili ishte i mbushur plotë me civilë të fshehur nga bombardimet, ndërsa ende nuk është raportuar  për viktimat dhe për të lënduarit. / K.G/arbresh.info/

Postimi i plotë i Joe Biden i përtkhyer në gjuhën Shqipe:

Putini po i shkakton Ukrainës shkatërrim dhe tmerr të tmerrshëm – duke bombarduar ndërtesa banimi dhe maternitete.
Dje pamë raportime se forcat ruse po mbanin peng qindra mjekë dhe pacientë.
Këto janë mizori. Është një fyerje për botën.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme