Google ADS

110 të vdekur nga vërshimet e rrëshqitja e dheut në Indi

10:08 | 24 Korrik 2021
A. B.

Të paktën 110 njerëz kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut dhe vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonin perëndimor të Indisë, Maharashtra.

Vërshimet prekën qindar fshatra, duke marrë me vete shtëpi e duke lënë të ngujuar shumë banorë.

Ekipet e shpëtimit po mundohen që sa më shpejtë t’i zhvendosin të mbijetuarit, por ka frikë që shumë njerëz janë zhdukur, shkruan BBC.

Në ndihmë autoriteteve u ka dalë edhe ushtria indiane, por përpjekjet për shpëtim po vështirësohen nga kushtet e liga të motit.

Maharashtra ka regjistruar reshje rekorde për korrik në disa dekada. Në vërshime kontribuojnë shumë faktorë, por ekspertët thonë se ngrohja globale i shton gjasat për këto reshje.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se është i tmerruar nga humbja e jetës së njerëzve dhe se qeveria do t’u ofrojë asistencë të prekurve.

Një distrikt bregdetar është izoluar plotësisht pas shembjes së urave. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ngujuar që të hipin në kulmet e shtëpive, sepse ashtu mund të shihen nga helikopterët e ekipeve të shpëtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme