Google ADS

11-vjeçarja shet fjalëkalime të sigurta për vetëm 2 dollarë

17:25 | 26 Tetor 2015
Arbresh.info

Fjalëkalimet e dobëta janë ende murtaja e industrisë së sigurisë kibernetike. Madje në listën e fjalëkalimeve më të famshëm të vitit 2014 ishin edhe fjalëkalimet “123456”, “password” dhe “qwerty”.

Tash një 11-vjeçare nga Nju Jorku ka ofruar zgjidhje. Ajo gjeneron pasuordë duke përdorur një sistem të quajtur Diceware për të krijuar kombinime fjalësh të cilat janë të lehta për tu mbajtur mend dhe të vështira për tu thyer.

Sistemi përfshin rrotullimin e një ruleti të numrave të zakonshëm të cilët kombinohen më një listë fjalësh të shkurta nga fjalori i sistemit.

“Ia nisi këtij biznesi sepse nëna ime ishte shumë dembele ta rrotullonte ruletin prandaj më pagoi mua ta bëj këtë. Këtu e kuptova se shumë njerëz kishin të njejtën nevojë.” – u shpreh Modi në faqen e saj.

Ajo shton se sapo klientët e saj ti marrin fjalëkalimet, kanë të drejtë të bëjnë ndryshime të vogla si ti rrisin shkronjat apo të shtojnë simbole në mënyrë që të sigurohen se janë unikë.

Rreziku i përdorimit të fjalëkalimeve të dobët ka dalë në pah sidomos pas hakimit të faqes Ashley Madison që rezultoi me publikimin e të dhënave të më shuam se 37 milionë përdoruesve.

Sidoqoftë, as pasuordët e fortë nuk janë garanci për sigurimin e të dhënave. Klientët e TalkTalk janë detyruar ti ndërrojnë të gjithë pasuordët që i kanë të njëjtë me atë të llogarive në TalkTalk pas sulmit kibernetik të javës së kaluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme