Një djalë nga Zaporizhzhia u quajt “heroi i natës” nga autoritetet sllovake pasi thanë se ai kaloi vetëm kufirin e Ukrainës për në Sllovaki. 11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.
“Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.
Deklarata, e postuar në rrjetin social Facebook të Ministrisë së Brendshme sllovake, shkruan se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe ato që u gjendën në një copë letre që ishte palosur brenda pasaportës së tij, stafi i vullnetarëve arritën të lidheshin me të afërmit e tij në Sllovaki, të cilët më pas shkuan ta merrnin./laspi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...