11 të vdekur pasi u goditën nga rrufeja në Indi

09:27 | 12 Korrik 2021
V. S.

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur në Indi.

Viktimat po bënin selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi në ‘’12th Century Amer Fort’’, një atraksion popullor turistik.

Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti – dhe disa prej tyre thuhet se u hodhën në tokë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Goditjet e rrufesë ka vrarë mesatarisht 2.000 indianë që nga viti 2004.

Një oficer i lartë policie i tha medias lokale se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme