Të paktën 11 të dyshuar, përfshirë edhe të kërkuar të nivelit të lartë, u arrestuan të premten në Turqinë qendrore për lidhje me grupin terrorist DEASH, bën të ditur një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të përpjekjeve kundër DEASH-it, ekipet e sigurisë kryen operacione të njëkohshme në adresa të ndryshme në provincën Cankiri, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.
Në mesin e të dyshuarve ishte dhe një person i cili akuzohet si ndihmës i kreut të vrarë të grupit terrorist Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u vra në një operacion të forcave amerikane fundjavën e kaluar.
Nën komandën e Al-Bagdadit, DEASH-i pushtoi zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë që nga viti 2013, duke pretenduar përfundimisht formimin e një “kalifati” në rajon ndërsa komplotoi dhe kreu sulme mizore që ishin shumë përtej bastionit që përfshinte bastioni i tij territorial.
Që nga njohja e DEASH-it si grup terrorist në vitin 2013, Turqia është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, duke përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura në të cilat mbetën të vrarë 315 persona, përfshirë oficerë policie dhe ushtarë si dhe plagosën qindra të tjerë.
Në përgjigje të këtyre sulmeve, Turqia filloi operacionet antiterroriste brenda dhe jashtë vendit, duke neutralizuar 3.500 terroristë të DEASH-it dhe duke arrestuar 5.500.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...