11 persona vdesin nga përmbytjet në Ekuador

09:17 | 1 Shkurt 2022
A. B.

Rreth 11 persona humbën jetën nga përmbytjet e fuqishme në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito.

Pamjet tregojnë një përrua uji me baltë dhe mbeturina që rrjedhin nëpër një rrugë kodrinore në lagjen veriore La Gasca, duke vërshuar makina dhe motoçikleta, sipas zyrtarëve të emergjencës, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Të paktën 15 persona u lënduan, thonë zyrtarët. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet të hënën.

Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët tre viktima. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme