Mbi 11,000 emigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Evropë përmes detit që nga fillimit i vitit 2017, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 255, raporton Reuters duke cituar Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM).
“IOM raporton që 11,010 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë nga deti në vitin 2017 deri me 5 shkurt – rreth 85 për qind kanë arritur në Itali dhe pjesa tjetër në Greqi. Krahasuar me 36 ditët e para të vitit 2016 që ishte 74,808”, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas IOM, 9,359 njerëz kanë arritur në Itali, ku shumica e vdekjeve, 228, kanë ndodhur në këtë rrugë.
Në 36 ditët e para të vitit 2016, 90 njerëz vdiqën në rrugën e tyre për në Itali, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve për një periudhë të ngjashme kohe ka qenë 380.
Evropa është duke përjetuar një krizë migracioni, dhe po ballafaqohet me problemin e akomodimit të qindra e mijëra emigrantëve që duan të qëndrojnë në shtetet anëtare të BE-së, sikurse Gjermania e Suedia./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...