Të paktën 102 civilë në Ukrainë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj të enjten e kaluar, me 304 të tjerë të plagosur, por shifra reale dyshohet të jetë “konsiderueshëm më e lartë”, tha të hënën shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.
Bachelet, duke iu drejtuar seancës hapëse të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, tha se shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore.
“Shifrat reale, kam frikë, janë dukshëm më të larta”, deklaroi ajo.
Rreth 422,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre, me shumë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, tha ajo në forumin e Gjenevës, i cili më parë ra dakord të zhvillonte një debat urgjent mbi Ukrainën më vonë këtë javë./arbresh.info/
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...