Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka raportuar se 100 palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve me ushtrinë izraelite, raporton “Ria Novosti”, transmeton portali arbresh.info
Nga këta të plagosur, 34 janë dërguar në spital pasi janë plagosur nga plumbat ushtarakë, ndërsa dy nga të plagosurit kishin marrë lëndime serioze.
66 të tjerë janë plagosur gjatë gazit lotsjellës.
Përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze thanë se mjekët u kanë dhënë ndihmën e parë 130 palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Tensionet mes palestinezëve dhe izraelitëve janë përshkallëzuar pas vendimit të Presidentit Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. /arbresh.info/
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik, arrestohen dy per...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...
Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për Krishtlindje, shëno...