Autoritetet në Indi kanë raportuar më shumë se 100,000 raste me Covid-19 në pesë ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm të enjten ka regjistruar 24,879 raste të reja brenda një periudhe prej 24 orëve.
Arbresh.info raporton se në Indi deri më tani janë regjistruar 767,296 raste pozitive 476,000 persona janë shëruar kurse 21,129 kanë vdekur.
Numri i rasteve pozitive është duke u rritur vazhdimisht në Indi, vetëm gjatë javës së kaluar janë regjistruar 20,000 raste.
Të hënën, India zuri vendin e Rusisë duke u bërë vendi i tretë në botë me më së shumti raste. Para saj janë SHBA e para me më së shumti raste dhe viktima kurse në vendin e dytë është Brazili./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën