Rreth 100,000 fëmijë janë ngujuar në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme në enklavën e mbetur nën okupimin e ISIS-it në Mosul të Irakut, ka thënë të hënën Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Fëmijët janë përdorur si mburoja njerëzore nga kryengritësit apo janë zënë mes plumbash në betejë, ka thënë UNICEF-i në një komunikatë për media. Disa prej tyre janë detyruar të marrin pjesë në luftime. Spitalet dhe klinikat janë vënë nën sulm, thuhet më tej në komunikatë.
“Kemi pranuar raporte alarmuese të civilëve përfshi disa fëmijë që janë vrarë në Mosulin perëndimor”, ka thënë UNICEF-i. “Disa raportohet të jenë vrarë derisa po tentonin me çdo kusht të iknin nga luftimet të cilat intensifikohet nga ora në orë”.
Një ekip televiziv i Reutersit ka parë trupa të pajetë të dhjetëra civilëve, përfshirë fëmijë, të shtrirë në një rrugë frontale, me gjasë të vrarë derisa kanë ikur nga enklava.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...