Google ADS

10 vjetori i katastrofës natyrore që shokoi mbarë botën

07:36 | 11 Mars 2021
Trina Galanxhi

Japonia shënon 10 vjetorin e tërmetit dhe tsunamit që vrau gati 20 mijë njerëz dhe shkaktoi katastofën më të rëndë bërthamore që nga Çernobili.

Vizitorët ecën drejt bregut ose varreve duke u lutur për të afërmit dhe miqtë që humbën jetën në tsunami, transmeton portali arbreshg.info

Perandori Naruhito dhe Kryeministri Yoshihide Suga do të mbajnë një minutë heshtje në ceremoninë përkujtimorë vonë gjatë ditës, shkruan AP.

Valë të mëdha të shkaktuara nga një tërmet me madhësi 9.0 – një nga më të fortat e regjistruar në histori – goditën bregdetin verilindor të Japonisë në vitin 2011, duke dëmtuar rëndë termocentralin Fukushima dhe duke detyruar më shumë se 160,000 banorë të evakuohen për shkak të rrezatimit.

Qeveria ka shpenzuar rreth 300 miliardë dollarë (32.1 trilionë jen) në rindërtimin e rajonit të shkatërruar nga tsunami, por hyrja në zonat përreth uzinës në Fukushima është ende e ndaluar. Megjithëse askush nuk e humbi jetën drejtpërdrejt për shkak të rrezatimit, shqetësimet rreth niveleve të rrezatimit mbeten dhe të zhvendosurit vazhdojnë të jetojnë në zona tjera.

Mbyllja e fabrikës së shkatërruar do të kërkojë dekada dhe do të kushtojë miliarda dollarë./arbresh.info/

(AP Photo/The Yomiuri Shimbun, Hiroaki Ohno) 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme