Turqia është një vend i bukur i cili përveç historisë dhe kulturës mjaft interesante, ofron edhe plazhe me bukuri përrallore.
Bregdeti i Turqisë mbetet një ndër të preferuarit prej shumë pushuesve nga e gjithë bota por kryesisht edhe nga vendi ynë.
Vitet e fundit është rritur mjaft interesi për shumë prej plazheve të Turqisë, duke e bërë atë destinacionin kryesor për shumë pushues shqiptarë. Ajo çfarë i tërheq më së shumti ata janë paketat turistike si dhe shërbimet all inclusive të hoteleve me pamje mahnitëse. Më poshtë gjenden disa prej destinacioneve më të preferuara të plazheve të Turqisë, të njohura për bukuritë por edhe për kushtet akomoduese që ofrojnë, transmeton, arbresh.info
Antalia
Antalia njihet si parajsë në tokë, perla e Mesdheut dhe Riviera Turke. Antalia ofron vende të shumta arkeologjike, ujëvarat, shpellat, plazhet e pafundme dhe klubet e golfit të klasit botëror.
Alania
Alania është e njohur për portin e saj, Kulla e Kuqe, plazhet e flamujve blu, gamën e plotë të akomodimit me shumë dyqane dhe restorante, së bashku me jetën e natës mjaft të gjallë.
Kemer
Kemeri është tamam si një xhevahir në bregun e Mesdheut të Turqisë. Ka shumë plazhe kryesisht me guralecë dhe gurë të mëdhenj, edhe pse ato pranë marinës së jahteve janë me rërë, të dy ofrojnë lloje të ndryshme të sporteve ujore.
Belek
Bregdeti i Belekut është spektakolar me plazhe me rërë të artë dhe një sfond malor. Ka shumë lloje të rralla të bimëve dhe kafshëve të egra indigjene në zonë.
Side
Deti i bruztë, rëra e artë që shkëlqen në rrënojat e lashta. Një ëndërr e pikturuar në ngjyrën e muzgut. Side është një zgjedhje e shkëlqyer për një pushim me natyrën, historinë, rrënojat e antikitetit.
Bodrum
Një gadishull i njohur botëror i pushimeve dhe argëtimit, Bodrum është parajsë e njohur për klimën, detin, bukurinë natyrore, limanet dhe historinë madhështore, si dhe për jetën e saj të natës moderne.
Marmaris
Marmaris ka një trashëgimi të pasur kulturore, mjedis të mrekullueshëm natyror, qytete të lashta, shumë limane përgjatë bregdetit të saj dhe një port natyror ofrojnë shumë mundësi për të pushuar këtë verë .
Fethiye
Rrënojat më të larmishme antike, vendet më të mira për sportet e ujit, historia, bukuri natyrore, objekte të zhvilluara shumë, argëtim, gjiret më madhështore dhe plazhet e gjata ranore vijnë së bashku në Fethiye.
Kusadasi
Qyteti i lashtë portual i Kusadasit paraqet një përzierje perfekte të detit, diellit dhe bukurisë së paprekur të natyrës. Rezultati është një destinacion pushimi që premton një eksperiencë të paharrueshme.
Didim
Didim është një nga vendpushimet më të bukura në bregun e Egjeut, limane të izoluara, plazhe me rërë të artë, portet natyrore dhe Liqeni i afërt Bafa janë një strehë e përkryer e qetësisë./arbresh.info/
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...