Google ADS

10 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një ndërtesë në Paris

17:09 | 5 Shkurt 2019
A. B.

Ka shkuar në dhjetë numri i viktimave, përshirë edhe një fëmijë nga zjarri në një ndërtesë në Paris.

Dhjetë persona përfshirë një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë tetë katëshe në Paris, thanë zyrtarët e emergjencës.

Më shumë se 30 vetë, përfshirë gjashtë zjarrfikës u plagosën. Një person është në gjendje të rëndë ndërkaq pesëdhjetë njerëz u evakuan, transmeton rel.

Prokurori i Parisit thotë se zjarri mund të jetë ndezur qëllimisht. Policia ka ndaluar një të dyshuar femër.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se vendi “u zgjua në tragjedi” dhe vlerësoi shërbimet e zjarrëfikësve për guximin e tyre në përpjekje për të shpëtuar banorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme