Cape Town, qytet në Afrikën e Jugut është në një situatë të rëndë, pasi padiskutim është qyteti më i madh në epokën moderne që po përballet me kërcënim të mbarimit të ujit të pijshëm.
Megjithatë, ky fenomen pritet të prekë edhe disa nga qytetet më të mëdha të botës, transmeton portali arbresh.info
Një studim i vitit 2014 ka gjetur se 500 qytete të mëdha të botës vlerësohet të mbesin pa ujë të pijshëm.
Ja cilat janë 10 qytetet më të mëdha në botë që janë në rrezik për ujë.
Kapitali financiar i Brazilit dhe një nga 10 qytetet më të populluara në botë kaluan një provë të ngjashme me Cape Toën në vitin 2015, pasi rezervuari kryesor i ujit ra nën kapacitetin 4 përqind. Në kulmin e krizës, qyteti me mbi 21.7 milionë banorë kishte ujë për më pak se 20 ditë.
Zyrtarët lokalë në qytetin jugor të Indisë janë rrënuar nga rritja e zhvillimeve të reja të pronave pas rritjes së qytetit si një qendër teknologjike. Ata janë duke u përjekur që të menaxhojnë ujrat e zeza. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, hidraulika e vjetruar e qytetit ka nevojë për një ndërhyrje urgjente. Një raport qeveritar ka gjetur se qyteti humbet më shumë se gjysmën e ujit të pijshëm për shkak të mbeturinave.
Banka Botërore klasifikon mungesën e ujit kur njerëzit në një vend të caktuar marrin më pas se 1 mijë metra kub ujë të freksët. Në vitin 2014, secili nga më shumë se 20 milionë banorë të Pekinit kishin vetëm 145 metra kub. Kina është shtëpi për gati 20 përqind të popullsisë, por ujë të freksët për vetëm 7 përqind të njerëzve.
Dikur ishte një nga vendet më të rëndësishme për ndikimin e qytetërimeve në botë, ndërsa sot Lumi Nil lufton për mbijetesë në kohët moderne. Ai është burimi i 97 përqind të ujit të pijshëm në Egjipt.
Edhe kryeqyteti i Indonezisë përballet me të njejtin problem. Por në Xhakarta problemi është më i madh dhe prek direkt njerëzit. 10 milionë banorë të qytetit kanë akses në ujë që nuk është i pijshëm dhe banorët tani kanë filluar që të gërmojën puse të paligjshme.
Një e katërta e rezervave të ujit të freskët në botë janë në Rusi, por vendi është i rrënuar nga problemet e ndotjes së shkaktuar nga trashëgimia industrial e epokës sovjetike. Kjo është veçanërisht shqetësuese për Moskën, ku furnizimi me ujë është 70% i varur nga uji sipërfaqësor. Zyrtarët pranojnë se rreth 60 përqind e rezervave totale të ujit të pijshëm në Rusi nuk i përmbushin standardet.
Sipas shifrave zyrtare të qeverisë turke, vendi është duke u përballur me një situatë stresi për shkak të ujit të pijshëm. Ekspertët lokalë kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet me mungesën e ujit deri në vitin 2030.
Mungesa e ujit nuk është asgjë e re për më shumë se 21 milionë banorë të kryeqytetit meksikan. Banorët e qytetit kanë vetëm pesë orë në ditë ujë të pijshëm. Qyteti importon rreth 40 përqind të ujit të tij nga burimet e largëta,
Nuk është hera e parë që Londra është në listën e qyteteve që mund të mbesin pa ujë. Londra tërheq 80 përind të ujit të sa nga lumenjtë Thames dhe Lea. Sipas autoriteteve në Britani të Madhe, problemi me ujë të pijshëm në Londër pritet të shfaqet në vitet 2025.
Kapitali japonez gëzon nivele të reshjeve të ngjashme me atë të Seattle në bregun perëndimor të SHBA, i cili ka reputacion për shiun. Megjithatë, reshjet janë të përqendruara vetëm gjatë katër muajve të vitit. Mungesa e shiut mund të dërgojë në thatësirë. Të paktën 750 ndërtesa private dhe publike në Tokio kanë sisteme për grumbullimin dhe shfrytëzimin e ujërave të shiut. Shtëpi për më shumë se 30 milion njerëz, Tokio ka një sistem uji që varet nga 70% në sipërfaqen e ujit (lumenj, liqene, dhe borë e shkrirë)./BBC/Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek