Google ADS

Qëndroj në burg për 26 vite, flet amerikani që u dënua gabimisht

16:21 | 13 Nëntor 2021
V. S.

Një burrë nga Karolina e Veriut, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, i është dhënë një falje e plotë nga guvernatori.

Sipas BBC, Dontae Sharpe kishte luftuar për të dëshmuar pafajësinë e tij që nga arrestimi në vitin 1994. Ai doli nga burgu në gusht të vitit 2019.

“Emri i familjes sime është pastruar”, tha ai të premten. “Është një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime”.

Lajmi vjen pas një dokumentari të BBC-s mbi dështimin e drejtësisë në rastin e tij.

Historia e Sharpe theksoi se si mund të duhen vite për të marrë një falje të plotë edhe pasi një person shfajësohet dhe fiton lirinë e tij.

Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë derisa shpalli faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme