1 në 10 bebe lindin parakohe, OBSH: 13,4 mln foshnje gjatë vitit 2020

22:27 | 12 Maj 2023
K.B

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e fundit të quajtur “lindur shumë shpejt” ka nxjerr në pah se përgjatë vitit 2020 kanë ardhur në jetë parakohe 13,4 milion foshnje dhe thuajse 1 milion kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikacione të shkaktuara nga lindja jo në kohën e duhur.

Ekspertët kanë marrë në analizë lindjet në 10 vitet e fundit, dhe kanë dalë në përfundimin se prevalenca e lindjeve të parakohshme nuk ka ndryshuar.

Të dhënat flasin se 152 milion bebe kanë lindur parakohe në 10 vjet.

Ata thonë se lindjet parakohe janë shkak kryesor I vdekjeve tek fëmijët, duke bërë që 1 në 5 fëmijë të ndërrojnë jetë ende pa mbushur 5 vjeç.

Specialistët janë të mendimit se konfliktet, ndryshimet klimatike dhe covid-19 kanë rritur riskun e lindjeve të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme