Gjatë mesazhit të përvitshëm për Vitin e Ri, të mbajtur më 1 janar, Papa Françesku ka bërë thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj grave, duke thënë se një gjë e tillë është ‘fyerje’ ndaj zotit.
Papa e dha këtë mesazh në meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Françesku, 85 vjeç, dukej se gëzonte shëndet të mirë dhe ai eci përgjatë pjesës qendrore të bazilikës, krahasuar me shërbimet më 31 dhjetor, kur ai përdori një hyrje më afër altarit.
Pjesëmarrja në meshë ishte e kufizuar për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit.
“Sa shumë dhunë është e drejtuar kundër grave. Mjaft. Ta lëndosh një grua është ta fyesh Zotin”, tha Papa.
Gjatë një programi televiziv muajin e kaluar, Papa tha se një burrë që ushtron dhunë ndaj një gruaje, përfshihet në diçka “që është pothuajse satanike”.
Që prej fillimit të pandemisë, Papa Françesku ka folur disa herë kundër dhunës ndaj grave, dukuri që u rrit në mbarë botën gjatë mbylljeve për shkak të COVID-19, duke lënë gratë që të qëndrojnë të mbyllura në shtëpi së bashku me abuzuesit e tyre.
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Rusia dhe Ukraina shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetr...
Katër rekorde që ka arritur Barcelona pas ceremonisë së Topi...
Kuvendi sot i vazhdon seancat e papërfunduara të shtatorit e...