Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nxitur reagime të shumta pasi më 29 nëntor ka postuar video anti-myslimane në Twitter, të cilat fillimisht ishin postuar nga një grup britanik iekstremit të djathtë.
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka akuzuar Trumpin se me ripostimin e këtyre videove ka tradhtuar“marrëdhënien e veçantë” në mes të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Khan i është bashkuar një numri të politikanëve të tjerë britanikë, të cilët po bëjnë thirrje që Trump të anulojë vizitën në Britani.
Lideri i partisë Liberale-Demokrate, që është në opozitë, Vice Cable ka thënë se partia e tij mbështet një peticion, të publikuar online, përmes së cilit i kërkohet kryeministres Theresa May të anulojë ftesën që Trump të vizitojë Britaninë, transmeton rel.
Në ndërkohë, Trump ka reaguar, pasi zëdhënësi i kryeministres May ka thënë se presidenti amerikan kishte bërë “gabim” që ka postuar ato video në rrjetin social Twitter.
“Theresa, mos u përqendro në mua, përqendrohu në terrorizmin radikal islamik që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar në Twitter, president Trump./rel/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...