Nga aeroporti i Fiumicinos në Romë është nisur sot fluturimi i parë në nivel Global Covid Free, vetëm për ata pasagjerë që kanë kryer tamponin apo testimin e që kanë rezultuar negativ nga infektimi me koronavirus.
Fluturimi është nisur sot rreth drekës me destinacion aeroportin Linate të Milanos, e për një muaj rresht do të jetë në fazë eksperimentimi për të gjitha ata që duan të udhëtojnë nga rajoni i Lazios në Lombardi në dy kryeqendrat e tyre Romë e Milano.
Gjithashtu për një muaj rresht për ata pasagjerë që zgjedhin këtë tip fluturimi u ofrohet testimi falas në pikën shëndetësore në aeroportin e nisjes pak ora para hipjes në avion.
Në inaugurimin e kësaj faze eksperimentale ishte i pranishëm në aeroportin Leonardo da Vinci, Drejtori i Shëndetësisë i spitalit të sëmundjeve infektive Spallanzani në Romë, Francesco Vaia.
“Një biletë, një tampon është aksioni që kemi ndërmarrë për t’i thënë Italisë se është e mundur të udhëtosh në siguri e aq më tepër e mundur të rinis trafiku ajror me pasoja pozitive në ekonominë e vendit e në sektorë të tjerë të shoqërisë civile. Duhet të dalim nga paniku e frika e të marrim në dorë jetën tonë e kjo është mënyra më e mirë për ta bërë.” – njofton policia.
Po gjatë ditës së sotme aeroporti Leonardo Da Vinci në Fiumicino të Romës është vlerësuar si aeroporti më i mirë në botë për procedurat e sigurisë anti Covid 19.
Vlerësimi është bërë nga Skytrax, enti britanik i rating për sektorin aeroportual ndërkombëtar duke i dhënë aeroportit roman 5 yje për parametrat e adoptuara në sigurinë e kontrollet antivirus si dhe në masat.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?