Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, thotë se shpreson se do të njoftojë së shpejti për një takim mes vendit të tij, aleatëve kryesorë të NATO-s dhe Rusisë për bisedime rreth shqetësimeve të Moskës për zgjerimin e aleancës.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shpreson të njoftojë për këtë takim deri më 10 dhjetor dhe se në të do të përfshiheshin të dërguarit e të paktën katër aleatëve të rëndësishëm të NATO-s dhe Rusia, shkruan Free Europe.
Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, premtoi se Moska do t’i dorëzojë propozimet e veta për dialog të sigurisë me Shtete e Bashkuara brenda pak ditëve.
Putini përsëri mohoi se Rusia është duke planifikuar që ta sulmojë Ukrainën, por tha se Moska nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s, duke i përfshirë fqinjët e saj.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan do të zhvillojë bisedë telefonike me udhëheqësit e vendeve të grupit B9, ku bëjnë pjesë shtetet e krahut lindor të NATO-s, për t’i informuar rreth bisedës me homologun rus dhe për t’i dëgjuar këndvështrimet e tyre rreth gjendjes së tanishme të sigurisë./express/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...