1.3 milionë adhurues u mblodhën për Papën në qytetin e Pablo Escobarit

23:17 | 9 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Rreth 1.3 milionë katolikë u dyndën për të takuar Papa Françeskun të shtunën në qytetin kolumbian të njohur si ‘qyteti i Pablo Escobarit’.

Gjatë turneut në Kolumbi, Ati  i Shenjtë mbajti një meshë në Medelin, e cila në serialin ‘Narcos’ paraqitet si shtëpia e kokainës, transmeton portali arbresh.info

Papa ka kërkuar nga kisha që të braktis zonën e saj të rehatisë dhe të përballet me sfidat dhe procesin e paqes në Kolumbi.

Ati i Shenjtë ka kaluar udhëtimin e tij duke u lutur për pajtim pas një marrëveshjeje paqeje që i dha fund luftës civile kolumbiane gjysmë shekullore. Gjatë vizitës së tij në Kolumbi ai u takua edhe me familjarët e viktimave dhe ish-luftëtarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme