Presidenti i SHBA-së, Doland Trump ka deklaruar se pas pezullimit të dekretit të tij në lidhje me ndalimin e hyrjes në SHBA, shumica e hyrjeve në këtë vend kanë qenë nga shtetet të cilat ai dëshironte të ndalonte.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka thënë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit 72 përqind e personave që kanë hyrë në SHBA, janë nga 7 vendet muslimane, hyrjen e të cilëve ai e ndaloi përmes dekretit.
“Në datat 2-11 shkurt, 72 përqind e emigrantëve që kanë hyrë në SHBA janë nga Siria, Iraku, Somalia, Irani, Sudani, Libia dhe Jemeni”, shkruan Presidenti Trump.
Pak pasi erdhi në detyrë, Trump firmosi një dekret i cili ndalonte hyrjen e shtetasve nga 7 vende me shumicë muslimane. Ndërsa Kryeprokurori i vendit, Robert Ferguson, e çoi çështjen në gjykatë nga ku doli dhe vendimi për pezullimin e dekretit.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...