“Apple duhet të na ndihmojë”
Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot kompanisë “Apple” që të ndihmojë policinë për të hyrë në të dhënat e koduara të telefonave të saj, nëse është e nevojshme, duke rinxitur një konflikt të përsëritur midis administratës së tij dhe gjigantit të teknologjisë. “Apple duhet të na ndihmojë. Unë e kërkoj me ngulm. Ata kanë çelësat për të kapur kaq shumë kriminelë”, tha ai në një intervistë në Davos me CNBC.
Në origjinë të kësaj mosmarrëveshje qëndron sulmi në dhjetor ndaj bazës ajrore detare të Pensacolas në Florida. Tre marinsa u vranë nga një aviator saudit në trajnim, i motivuar nga ideologjia xhihadiste, sipas ministrit amerikan të Drejtësisë, Bill Barr.
Qeveria amerikane pretendon të ketë akses në dy iPhone-t e qitësit saudit, që hetuesit nuk po arrijnë t’i zhbllokojnë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...