​Shpërthim në Bangladesh, dhjetë të vdekur

18:24 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Një shpërthim që ka ndodhur sot në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka, ka shkaktuar vdekjen e dhjetë personave dhe shumë të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet vendore

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë të kompanisë Multifabs. Autoritetet njoftuan se shkak i shpërthimit ishte një bojler, transmeton Reuters.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme materiale në afërsi të ndërtesës tri kate të kompanisë, e cila ka nisur operimin në vitin 1992 dhe ka pasur 70 milionë dollarë eksporte vitin e kaluar.
Blerësit më të mëdhenj të Multifabs janë zinxhiri i modës Lindex, i cili është pjesë e kompanisë finlandeze Stockmann, zinxhiri gjerman i super-marketit Aldi dhe Rexholm nga Danimarka, thanë zyrtarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme