Fotografitë e fundit të familjes mbretërore, princit William, bashkëshortes së tij Kate dhe dy fëmijëve George dhe Charlotte ishin në vizitën e para pak ditëve në Varshavë.
Më shumë se sa dy të mëdhenjtë, vëmendja u përqendrua tek vogëlushët dhe veprimet e tyre fëminore, mes tekave dhe kapriçove.
Por ditën e sotme, e shtunë, 22 korrik, princi George i Anglisë, mbush 4 vjeç. Familja mbretërore ka publikuar një fotografi zyrtare të tij, ku princi i vogël shihet i buzëqeshur i veshur me një këmishë me vija.I treti në radhë për trashëgimin e fronit mbretëror, George, arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fotografëve, në çdo aktivitet.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme