Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos deklaroi se vendi i tij nuk do t’i njohë rezultatet e votimit të së dielës në Venezuelën fqinje, ku do të zgjidhet një asamble e re me pushtetin, që të rihartojë kushtetutën.
Një veprimi të tillë, sipas Santosit, i mungon legjitimiteti dhe për këtë arsye, nuk ka sesi i pranon rezultatet. Votimin e kërkoi kreu i shtetit venezuelian, Nicolas Maduro, në kohën kur protestat kundër qeverisë së tij janë përshkallëzuar ndjeshëm, që prej muajit maj. Opozita e sheh këtë lëvizje të Maduros, si hap drejt diktaturës. Asambleja e re kushtetuese, me 545 anëtarë, do të rivalizojë kuvendin kombëtar, të kontrolluar aktualisht nga opozita. Duke folur në emër të vendit të tij, Santos tha se këmbëngul në një zgjidhje paqësore të situatës.
“Nuk isha dakord me thirrjen e kësaj asambleje, ashtu siç nuk ishte dakord i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Origjina e saj është ilegjitime dhe në këtë arsyetim, rezultati nuk mund të njihet. Unë këmbëngul në një zgjidhje të paqtë, të shpejtë dhe demokratike, të gjendjes së krijuar, por dua sidoqoftë të shpreh edhe një herë solidaritetin me popullin venezuelian, me shpresën që të dalë shumë shpejt nga errësira”, u shpreh presidenti kolumbian, Santos. Përleshjet mes forcave qeveritare dhe demostruesve në Venezuelë kanë qenë thuajse të përditëshme.
Maduro i bëri thirrje opozitës të ndalë rebelimin dhe denoncoi Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj 13 individëve të lidhur me qeverinë venezueliane, si dhe kompaninë shtetërore të naftës, PDVSA, duke e cilësuar një formë presioni për anulimin e votimit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...